Një person i pajetë gjendet në bregun e lumit në Klos

414
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e lumit në fshatin Suç. Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Burime nga grupi hetimor pohojnë se viktima ka dëmtime në kokë, ndërkohë që trupi është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për identifikimin. Policia ndërkaq po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal