Para protestës së opozitës, policia e Kosovës kontrollon banesën e Albin Kurtit

446
Policia e Kosovës kontrollon banesën e ish liderit të VV-së Albin Kurti, para protestës së opozitës.
Kontrolli i mëngjesit të sotëm kishte si qëllim të vërtetonte nëse po respektonte Kurti arrestin shtëpiak. Kallxo.com që sjell pamjet e kontrollit, bën me dije se policia e ka gjetur Kurtin në banesën e tij.
Opozita e Kosovës ka paralajmëruar një protestë gjithëpopollore në Prishtinë në orën 14:00. Prandaj në zona të ndryshme të qytetit, veçanërisht rreth stacionit policor Qendra në Prishtinë është vërejtur prani e shtuar e policisë, përfshirë mjeteve të blinduara.
Sakaq opozita ka nisur të ngerjë podiumin në sheshin ‘Skënderbeu’ nga i cili liderët opozitarë do t’i drejtohen popuillit me fjalime.
Sigal