21 të mbytur dhe 8 të zhdukur

708
Drejtori i ri, i sapo-emëruar në ALUIZNI-n e Qarkut të Vlorës, zoti Gjergji Robaj, sipas drejtësisë rezulton i arrestuar për tragjedinë e 9 janarit 2004, në atë kohë me detyrë Zv/Drejtor i Portit të Vlorës, njëherazi vëlla i njërit prej pronarëve të gomones së mbytur, ku humbën jetën 21 persona dhe u zhdukën 8 të tjerë
Ndërsa sot, familjarët e viktimave që humbën jetën në 9 janarin e 12 viteve më parë, në ujërat e Karaburunit, në tentativën e shpresës dhe sakrificës për të jetuar më mirë, një nga personazhet që është arrestuar për këtë tragjedi, rezulton të jetë një prej zyrtarëve të Qarkut të Vlorës. Quhet Gjergji Robaj, me detyrë aktuale Drejtor Rajonal i ALUIZNI-t të Qarkut të Vlorës, i cili nga hetimet e drejtësisë, rezultoi se ishte personi, i cili ka qenë i arrestuar nga drejtësia, si personi me përgjegjësi ligjore për tragjedinë e ndodhur, më 9 janar 2004, mbasi në atë kohë ishte me detyrë Zv/Drejtor i Portit Detar të Vlorës, por sipas dosjes së drejtësisë për këtë tragjedi, rezultonte se ishte vëllai i njërit prej bosëve të gomones, që u mbyt më 9 janar 2004. Sipas të dhënave informative të disa viteve më parë pohohet se, Gjergji Robaj ka qenë Zv/Drejtor në Portin e Vlorës dhe njëkohësisht vëllai i njërit prej pronarëve të gomones së mbytur. Të 21 personat e mbytur dhe 8 të zhdukurit në tragjedinë e 9 janarit, ishin viktimë e aventurës kriminale, të një grupi që kishte nisur një gomone me 36 persona në bord nga gjiri i Palasës. Tragjedia ka nisur dhe ka ndodhur në orët e vona të natës, duke ecur drejt brigjeve të Italisë. Për shkak të dallgëve me fuqi 5-6 ballë, gomonia pësoi defekt në ujërat e Karaburunit. Për këtë udhëtim fatal për jetën e tyre, 36 klandestinët kryesisht nga Shkodra, kishin paguar nga 1500 euro secili, me ëndrrën për të shkuar në Itali. Pasi kanë bërë 12 milje lundrim, motorët e gomones u fikën dhe mjeti u mbush me ujë. Vetë skafistët të gjendur parrugë zgjidhje, telefonuan në një nga televizionet shqiptare dhe kërkuan ndihmë. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të detit të trazuar dhe mungesës së koordinatave të sakta të vendndodhjes së gomones. Disa herë u nisën anije shpëtimi nga Karaburuni, por nuk arritën te vendndodhja e gomones. 21 persona humbën jetën, ndërkohë që vetëm 9 persona mbijetuan. Të mbijetuarit ishin tre skafistët, që drejtonin gomonen dhe 6 emigrantë që kishin paguar për të shkuar në Itali. Ndërhyrja për t’i shpëtuar u arrit në orën 09:40 të mëngjesit të datës 10 janar, nga një anije e “Guardia di Finanza”, nisur nga ishulli i Sazanit. Forcat e shpëtimit nxorën 21 trupa të mbytur, 9 të mbijetuar, ndërkohë që 8 persona ende figurojnë të zhdukur.
Ani Beqaj
Sigal