Nëna nga Fieri kapet mat në burg, gardianët i gjejnë “dhuratën” që do i çonte të birit

494
Një 51-vjeçare ka përfunduar pas hekurave, pasi tentoi t’i fuste në burg djalit 4 telefona celularë.
Ngjarja në fjalë u regjistrua në burgun e Fierit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Olimbi H., e cila bashkë me ushqimet që i çonte djalit të saj, i kishte futur edhe celularët.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
-Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i saj u bë pasi ka tentuar të fut në IEVP Fier, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 324/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.
Sigal