Në pranga vëllezërit, Trafik droge nga Tropoja në Kosovë

513
Dy vëllezër nga Tropoja janë arrestuar pasi për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Operacioni i koduar “Zherkaj” u ndërmor pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e specializuara për luftën kundër Narkotikeve të Drejtorisë Vendore të policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e krimeve të Rënda.
Të arrestuar janë Luan Cani, vjeç 40, banues në Fshatin Zherkë, Tropojë.
– Dashnor Cani, vjeç 35, banues në Fshatin Zherkë, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi “Keta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqieria në Kosove në bashkëpunim me disa shtetas nga Kosova, duke shfrytëzuar rrugëkalimet në zonën kufitare të vendbanimit të tyre në kufi me Kosoven , veprimtari e cila është dokumentuar me prova ligjore” informon policia e Kukësit.
Gjykata Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimet e dates 18.01.2016, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg”,për dy të arrestuarit, për veprën penale “Trafikimit të narkotikëve”të kryer në bashkëpunim, , parashikuar nga neni 283/a/2të K.Penal.
Sektori i specializuar në Drejtorinë Vendore të policisë Kukës, do të vijojë hetimet për identifikimin dhe sekuestrimit e pasurive të dyshura që kanë vënë keta shtetas nga ky aktivitet kriminal.
Sigal