Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 36-vjeçari

496
Sigal

Një 30-vjeçar me banim në Durrës është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pukës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar në vitin 2018 masën e  sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

36-vjeçari me inicialet B.D., iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.