Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për largimin e përdoruesve të drogës nga radhët e policisë, jep rezultat. Ja 34 punonjësit e parë që testet i nxorën përdorues

209
Sigal

Jep rezultat vendimi i Gledis Nanos me nxjerrjen e përdoruesve  të drogës në radhët e policisë

 

                                                Testi i drogës në polici

20 përdorues në Tiranë

2 në Elbasan

12 në Shkodër

 

Prej 2 javësh efektivët e policisë nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës me qëllim identifikimin e atyre që përdorin lëndë narkotike. Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen testit të drogës pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, i cili ka vënë dorën në plagë, duke qenë se vjen nga baza si ekspert i fushës ka shtrirë dorën në rrënjët e problemit, ku trafikantët fusin në ‘rrjetën’ e tyre punonjës të policë në bashkëpunimin me lëndët narkotike. Të parët që i janë nënshtruar testimit për lëndë narkotike janë efektivat që punojnë në sektorët e rendit me më tepër kontakt me qytetarët.

Përveç efektivëve nga rrethet, rreth 100 punonjës të 6 komisariateve të Tiranës i janë nënshtruar analizave nëse janë përdorues të drogës. Nga këto efektivë, të cilët shërbejnë në repartet dhe sektorët që kanë më tepër kontakt me qytetarët, 20 prej tyre kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike.

Mësohet se, disa prej tyre e kanë kontestuar përgjigjën e dhënë me arsyetimin se mund të jetë një gabim i laboratorit privat në kryerjen e ekzaminimeve. Për ketë arsye një pjesë e efektivave të përjashtuar mësohet se do ta kundërshtojnë vendimin në dyert e Gjykatave. Mes tyre mësohet se edhe dy punonjëse policie femra në drejtorinë vendore të Policisë në Elbasan rezultojnë përdoruese të lëndëve narkotike. Efektivet në radhët e uniformave blu në Policinë e Elbasanit janë të moshës 20-25 vjeç, të dyja punonjëse të Patrulles së Përgjithshme. Pas atyre të Tiranës, 12 policë të Shkodrës kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera.Në Shkodër janë testuar 80 efektivë, ku 12 kanë dalë përdorues drogë. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, duke e konsideruar si të gabuar.

Testi te zyrtarët e lartë

Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie. Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë. Përveç komisariateve të Tiranës testit i janë nënshtruar edhe disa efektiv të drejtorive vendore në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Korçë dhe Vlorë.Përveç efektivëve të rolit bazë, testi është zbatuar edhe te oficerët me grada të larta por përgjigjet ende nuk është bërë zyrtare. Mësohet se lista me emrat e parë do të jetë gati para konferencës së përbashkët të policisë shqiptare më misionin italian të Guarda di Finanza në Shqipëri.