Dhu.nuan një qytetar dhe video e sherrit përfundoi në rrjetet sociale, nis hetimi për shoferin dhe fatorinon e një urbani në Tiranë

67
Sigal

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në urbanin e linjës së ‘Unazës’, ku një pasagjer është dhunuar me shkelma nga shoferi dhe fatorino, teksa gjithçka është filmuar nga qytetarët dhe videoja është publikuar në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën ‘Reshit Petrela’, pranë ‘Stacionit të Trenit’. Pasagjeri ka qenë në praninë e të atit kur është dhunuar nga punonjësit e linjës së urbanit.

Sot policia deklaron se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje rë lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.