Në burg për kokainën, sinjali për kontenierin me drogë erdhi nga porti italian

106
Autoritetet doganore shqiptare janë njoftuar nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë.
Ky version doli gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura nga një përfaqësues i Prokurorisë.
Në muajin janar atëherë, kur kontenieri me 20 tonë babanë ndodhej në portin Livornos në Itali, autoritetet doganiere atje kanë hedhur dyshime për ngarkesën.
Në këtë moment është njoftuar vendi pritës, që është Shqipëria, pavarësisht se rezulton se kontenieri ka vazhduar udhëtimin në Maltë për të përfunduar më tej në Portin e Durrësit.
Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.
Më tej, operacioni sipas prokurorisë së krimeve të Rënda ka vazhduar me dorëzim të kontrolluar për të konfirmuar se ngarkesa do të dorëzohej në magazinën e “Arbëri Garden” në Maminas.
Për dy të arrestuarit e kësaj ngarkese, shoferin Armando Pezaku dhe Donaldo Lushajn, prokuroria tha se janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që dy persona të tjerë, bashkë me Arbër Çekajn janë në kërkim.
Por, xhaxhai i Armando Pezakut pretendon pafajësinë e nipit.
“Armandi ka 5-6 muaj që është punësuar dhe punonte me konteniera. Një e çonte paradite në Vorë, të nesërmen shkonte në Elbasan, nuk ka lidhje fare Armandi me këtë”, thotë Gëzim Pezaku.
Nga ana tjetër, edhe avokati i Donaldo Lushajt pretendon se kilenti i tij nuk është i implikuar.
“Për një të punësuar me 25 mijë lekë në muaj çfarë droge do bëjë’, tha Maks Haxhia.
Për këtë rrjet ndërkombëtar droge ndodhen vetëm dy persona në burg për të cilët u dha arrest me burg, ndërkohë që ende nuk dihet se kush janë porositësit e vërtetë.