Në 1995 vrau në Vlorë, ish- polici arrestohet në Venecia

70
Policia italiane e provincës së Venecias ka arrestuar natën e shkuar ish policin shqiptar Fatmir Hamiti 53 vjec i kërkuar prej 20 vitesh nga drejtësia shqiptare me akuzën e vrasjes së një shqiptari në qytetin e Vlorës.
Në qershor të vitit 1995, Fatmir Hamiti me detyrën polic, pas një grindjeje ka qëlluar 5 herë për vdekje me pistoletën e punës, një bashkëkombas të tij në qytetin e Vlorës.
Mediat italaine informojnë se 53 vjecari shqiptar jetonte në Itali nën një identitet të rremë. Identifikimi e arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kriminale Interpol të Romës e Policisë së qytetit të Vlorës.