Oscari zotohet se do të bëjë reforma

318
Organizatorët e çmimit Oscar janë zotuar se do të dyfishojnë anëtarësinë e grave dhe të minoriteteve deri në vitin 2020, në përgjigje të krizës së diversitetit.
Akademia e Shkencave dhe Arteve Filmike ka dalë me këtë njoftim pas thirrjeve për bojkotim të Oscarit, meqë anëtarët e Akademisë kanë nominuar vetëm aktorë të bardhë për çmimin, për të dytin vit me radhë.
Mungesa e aktorëve apo regjisorëve me ngjyrë në nominimet për Oscar ka bërë që aktori Will Smith dhe regjisori Michael Moore, në mesin e shumë të tjerëve, të paralajmërojnë se do të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Akademia është zotuar se do të diversifikojë udhëheqjen e saj, duke shtuar tri ulëse të reja në bordin e saj të guvernatorëve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze Oscar do të mbahet më 28 shkurt.
Marrë nga: Evropa e Lirë
Sigal