Mes thirrjeve dhe ulërimave, plagosen me thikë dy shqiptarë në Francë

153
Dy shqiptarë janë plagosur më thikë në qytetin universitar të Poitiers në Francës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të plagosur, raporton media franceze. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy të dyshuar.
“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat”-thotë një student.
“Dëgjova njerëz që po ziheshin”- tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej pranë ngjarjes.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”- thotë një tjetër.
Shqiptarët janë transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

RT5BN