Kërcën.onte ish të dashurin, dënohet me burg 21 vjeçarja shqiptare në Greqi

46
Sigal

Autoritetet greke kanë dënuar me 8 muaj burg një 21-vjeçare shqiptare pas një sulmi që ka bërë ndaj ish të dashurit të saj. Mediat greke shkruajnë se shqiptarja u shpall fajtore për kanosje dhe fyerje të bashkatdhetarit të saj 26-vjeçar dhe dëmtim të motorit të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos, ku e reja kishte shkuar gjatë orëve të mëngjesit në banesën e tij duke i shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar.

Fillimisht e reja ka mohuar akuzat, por pas përballjes me provat i është dashur të pranojë akuzat. Identiteti i të rinjve nuk është bërë publik, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë ndarja e ciftit.