Mbytet një 49-vjeçar në lumin e Vjosës

456
Një 49-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës në fshatin Mifol të Vlorës. Policia thotë se u njoftua nga qytetarët se 49-vjeçari i mbytur në lum është me iniciale A.N.
Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
Sigal