Mbante armë zjarri në shtëpi, arrestohet 68-vjeçari në Durrës

154
Policia e Durrësit ka arrestuar një 68 vjeçar në zonën e Plazhit, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dy armë zjarri dhe fishekë pa leje. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Islam Nezha 68 vjeç, banues në Durrës.
“Më datë 19.02.2018, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: •një armë zjarri automatik, model 54; • një armë gjahu teke dhe • 95 fishekë model 54. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”parashikuar në nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.