Maskat me “Shotgan” terrorizojnë Tiranën

571
Sigal

Dy njerëz të armatosur grabitën, nën kërcënimin e armëve, një pikë llotoje, në rrugën “Jordan Misja” të Tiranës. Dy personat, të cilët ishin të maskuar, me pistoletë dhe me armë automatike, rrëmbyen një shumë të madhe, e cila akoma nuk dihet. Njerëzit, të tmerruar nga kërcënimi me armë mbetën të shokuar dhe të tmerruar.  Policia, e cila mbërriti me vonesë në vendin e ngjarjes, pas grabitjes, nuk mundi të identifikojë të dy grabitësit. Grabitja me armë, në mes të Tiranës, dëshmon që krimi e ka bërë të rrezikshme jetën e qytetarëve edhe në qendër të Tiranës, ndërsa policia nuk mundet të ngjallë te populli ndjenjën e sigurisë për jetën. Para disa kohësh, pranë Librit Universitar u dhunua fizikisht një kambist të cilit iu rrezikua seriozisht jeta. Vetëm ndërhyrja e shpejt dhe e specializuar në qëndrën spitalore bëri që ky person sot të jetë ende gjallë. Policia e cila ka në duart e saj fakte të pa kontestueshme, si filmime dhe dëshmi të tjera të njërës prej zonës më të populluar në vënd, ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e këtij akti makabër. Kjo tregon se policia e shtetit është e implikuar me kriminelët dhe strukturat mafioze që veprojnë ditën dhe natën në mes të kryeqytetit. Qytetarët kanë hedhur hije dyshimi se policia grumbullon prova dhe bashkëpunon me kriminelët në këmbim të përfitimeve monetare.