Mashtroi ish-partneren se do vriste veten, pranga shqiptarit

489
Sigal

Një 39-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, pasi ka mashtruar ish-partneren e tij se po i jepte fund jetës. Ngjarja në fjalë ndodhi në Forli të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar që merrej me ndërtime.

“Ansa’ shkruan se shqiptari i kishte dërguar ditën e diel ish-partneres së tij një video ku shfaqej i zhveshur dhe në duar mbante një armë. Gruaja e alarmuar nga skena në fjalë, kishte njoftuar policinë.

Invia alla ex video del suo finto suicidio, denunciato – la pistola finta sequestrata

“Lamtumirë dashuria ime”, kështu mësohet t’i ketë thënë në video shqiptari gruas italiane. Por pas sinjalizimit të policisë, kjo e fundit shkoi në banesën e shqiptarit dhe pa se gjithçka kishte qenë një sajesë nga ana e tij. Tashmë ai do të qëndrojë pas hekurave për veprat penale ‘posedim të paligjshëm të municioneve’ dhe ‘alarm të rremë’. Atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një fishek i kalibrit 38, si dhe një kopje e armës Glock.