Aksident me vdekje në Mallakastër, humb jetën 26-vjeçari, plagoset dhe pasagjeri i mjetit

716
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, në Mallakastër.

Mësohet se shtetasi  Pajtim Zotaj, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi Agim Zotaj 31 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.