IKMT prish nëntë objekte pa leje ndërtimi në Jalë. A zbatohet ligji në mënyrë selektive?

593
Sigal

Banorët përplasen me Policinë e Shtetit, shoqërohen në komisariat me forcë ata që kundërshtuan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës. Objektet me sipërfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dykatëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri. Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it, duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit. IKMT ka qenë e mbështetur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion. Problemi është: A zbatohet ligji për ndërtimet pa leje në bregdet njësoj ndaj të gjithëve? Apo, IKMT zbaton ligjin në mënyrë selektive?

Tension në Jalë, policia shoqëron me forcë disa banorë

Tensionet dhe përplasjet shoqëruan aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Jalë për prishjen e 9 objekteve të cilësuara si ndërtim pa leje në tokë shtetërore. Mbërritja e fadromave të IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie u prit me kundërshti nga banorët, të cilët thanë se kanë ende pushues në objektet një e dykatëshe të përshtatura si hotele. Por IKMT thekson se këto objekte janë skualifuikuar nga procesi i legalizimimit nga ALUZNI, dhe tashmë po trajtohen si ndërtime të paligjshme në territor që është pronë e ushtrisë, poshtë kampit në Jalë. Banorët, thonë se kanë ndërtuar aty prej 28 vitesh dhe paraqesin dokumente pronësie për tokën mbi bazë të ligjit 7501.

Policia tërheq zvarrë edhe një 14 vjeçare

Ora 12:07 Policia ka shoqëruar forcërisht disa banorë të Jalës, 8 prej tyre anëtarë të një familje. Ata janë marrë me furgon policie dhe janë dërguar në komisariat. Edhe pse nuk ka pasur përplasje me policinë dhe banorët kanë qenë të pozicionuar në një distancë të konsiderueshme nga fadroma e IKMT, policia e ka para të arsyeshme si duket të bëjë largimin e tyre. Ata janë marrë me forcë, duke u tërhequr zvarrë drejt mjetit të policisë. Mes të shoqëruarve edhe një vajze minorene 14 vjeçare. Banori: Na futi në furgon të gjithëve si familje. Vinë në mënyrë misterioze. Kërkojmë ndihmë nga Ambasada amerikane, OSBE. Nuk dimë ku të kërkojmë ndihmë, jo tek ky shtet se po na burgos. Policia po i merr dhe i fut në furgon pa asnjë arsye. Zoti Ambasador na ndihmoni! Po na provojnë. Duan të na marrin pronën dhe të na burgosin. Bravo Edi Rama. Në mbështetje të banorëve mbërritën edhe deputetët demokratë; Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj, ku ky i fundit pati edhe një moment konfrontimi me kreun e IKTM-së.