Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me solidarizimin e shprehur nga aktori i mirënjohur Leonardo Di Caprio në mbrojtje të Vjosës.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, teksa shpërndan mesazhin e Di Caprios për Vjosën, Presidenti Meta shpreh mirënjohjen e tij për aktorin, ndërsa shton se e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë.
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo Di Caprio!”,- shprehet në mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.
View this post on Instagram




















