Makinë merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës, ja dyshimet e para

130

Një makinë është djegur gjatë mesditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Automjeti ka qënë në lëvizje kur ka shpërthyer në flakë. Dyshohet se shkak ka qënë një defekt elektrik. Fatëmirësisht, shoferi nuk ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.