Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur disa minuta më parë, ku një automjet ka përplasur rëndë një këmbësor.

Sipas të dhënave të para, mësohet se aksidenti ka ndodhur në Tale të Lezhës, ndërsa këmbësori ka humbur jetën nga plagët e marra, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Burime bëjnë me dije se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar drejtuaesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal.