Lëvizte me armë pa leje, përfundon në pranga 39-vjeçari nga Laçi

535
Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizje i armatosur. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bënë me dije se bëhet fjalë për Ardit Lala, banues në Laç.

Të njëjtat burime theksuan se gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe shtatë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal