Pas aksidentit në Tiranë, një tjetër këmbësore përplaset në Elbasan. Shoqërohet shoferja

456
Pas aksidentit në Tiranë, ku një automjet përplasi një këmbësore, një tjetër rast është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Pasditen e sotme, rreth orës 18:30, në lagjen “Sul Paprri”, një 29-vjeçare teksa lëvizte me automjetin tip “Golf”, me targë AA 797 CN, ka aksidentuar shtetasen me inicialet L.K, 68 vjeçe.
Mësohet se e aksidentuara ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
INFORMACIONI I POLICISE
Rreth orës 18:30, në lagjen “Sul Paprri”, Elbasan, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, me targë AA 797 CN, ka aksidentuar shtetasen L. K, 68 vjeçe, banuese në lagjen “Sul Paprri”.
Shtetasja L.K, ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal