Lazarati,prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 15 personave të akuzuar

505
Sigal

Dosja e 15 personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në Lazarat ka përfunduar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e këtyre personave të arrestuar, të cilët akuzohen për prodhim, shitje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë dërguar për gjykim disa ditë më parë.

Në njoftimin e prokurorisë theksohet se pas hetimeve të zhvilluara me intensitet të lartë dhe pas mbërritjes së pjesës më të madhe të akteve të ekspertimit biologjik dhe balistik nga Laboratori Kriminalistik i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka  prova se këta persona kanë kanw kryer kwto vepëra penale: prodhim, shitje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
 
Ja emrat e personave që janë çuar për Gjykim

Viron Difo, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Afrim Aliko, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
Mehmet Mani, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Edmond Gërveshi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Mehmet Mamo, akuzuar për “Kultivim i bimëve narkotike”
Gjirit Malaj, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”
Demo Boci, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
Maliq Skënderi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
Abaz Bilbili, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Ismail Buci, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Medi Krishti, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Artur Shemsho, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Avdul Avduli, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Lutfi Trako, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Pertef Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” 



Tre ditë më parë, po për rastin e Lazaratit, Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim kërkesat ndaj shtetasve

Telha Gjyli, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
Luan Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
Lumturi Koli, hetuar pa masë sigurimi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” 
 – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/lazaratiprokuroria–on-n–gjykat–dosjen-e-15-personave-t–akuzuar–249265.html#sthash.ZiKwMHeA.dpuf