Diplomacia greke mësyn jugun shqiptar, Bollano së shpejti me parti të re

522
Sigal

Fundtetori ka shënuar regjistrimin e një axhende të ngjeshur të diplomacisë greke të akredituar në Shqipëri, me vizita intensive në qytetet dhe fshatrat e jugut shqiptar. Për këtë është shfrytëzuar rituali përkujtimor i Luftës Italo-Greke me 28 tetor 1940, e cila njihet me emrin “OXI”, luftë, e cila kapërceu kufijtë grekë dhe përfshiu dhe territoret shqiptare të jugut. Por, nga rrjedha e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike të procesit zgjedhor brenda organizatës së minoritetit etnik grek ne Shqipëri “OMONIA”, proces, i cili ka filluar dhe duhet të përfundojë brenda muajit nëntor të këtij viti, nxjerr në pah të tjera interesa dhe shqetësime të diplomacisë greke në Shqipëri, ndonëse në një aureolë angazhuese për interesim të mbarëvajtjes dhe mirëqenies së minoritetit etnik grek në Shqipëri brenda kushteve ligjore dhe bashkëjetesës shqiptare. Pra, procesi zgjedhor në “OMONIA” ka sjellë shqetësime që kanë tronditur edhe diplomacinë helene. Kreu i përgjithshëm i kësaj organizate, Vasil Bollano, ka marrë pjesë vetëm në mbledhjen e parë të këshillit drejtues dhe më pas nuk është dukur më. Burimet brenda PBDNJ-së dhe “OMONIAS”, thonë se, ai ndihet i qejfmbetur nga aleanca e re me MEGA dhe e sheh si mënjanim të tij nga drejtimi i “OMONIA”-s, pasi MEGA kërkon një drejtues me plotbesueshmëri etnike. Bollano edhe ne përkujtimoren e përvitshme të Luftës Italo-Greke ka munguar, aktivitet që u zhvillua në qytetin e Sarandës dhe fshatin Bularat të Dropullit të sipërm. Burime të sigurta për gazetën “Telegraf”, thonë se brenda “OMONIA”-s, Bollano, duke nuhatur qartazi mënjanimin nga drejtimi i organizatës që drejton prej 23 vitesh, nuk dorëzohet me largimin e tij nga politika. Duke e quajtur këtë zhvillim si të papranueshëm, burimet thonë, se ai ka shkuar këto ditë ne SHBA për të lobuar me amerikano-himarjotë dhe lobin grek të SHBA, me synim krijimin e një force të re politike, ku në themel dhe program do të ketë bashkimin e kristianëve të jugut në një parti të vetme duke mbrojtur parimet e ortodoksisë. Kjo ka ngjallur shqetësime brenda analeve diplomatike greke, sidomos trupi i akredituar në Shqipëri. Një farë distance u vu re edhe midis dy forcave politike të minoritetit etnik grek, PBDNJ e MEGA, ku ende pa u ngjizur mirë aleanca, kanë filluar plasaritjet. Përfaqësuesit e MEGAS kanë qëndruar ne një radhë me përfaqësuesit diplomatik grek, Rokanas dhe Kotrokoi, ndërsa Vangjel Dule ka qëndruar në krahun tjetër të sallës mes krerëve drejtues të pushtetit lokal. Shqetësimi i zbritur nga lëvizja e pritshme e Bollanos, është shfaqur në takimet e ambasadorit Rokanas i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Gjirokastrës Kotrokoi, në bisedat me banorët e Mesopotamit, Dhrovjanit, Dervicanit, Përmetit dhe banorëve të Nivicës së bregdetit të Lukovës ditën e mërkurë, janë shprehur se qeveria greke po rishikon politikat sociale për minoritarët në lidhje me dhënin e pensioneve që pritet të rinisin Brenda vitit 2014. Por përtej kësaj, me qëllim që të mos boshatiset Vorio-Epiri, po shikohet edhe procedura e dhënies së pasaportave greke duke hequr barrierat e deritanishme. Gjithashtu diplomatët grek të akredituar në Shqipëri, janë interesuar edhe për çështjet e rendit dhe ambasadori Rokanas ka kërkuar fakte, nëse ka, të mospërgjigjes së forcave të rendit në raste denoncimesh. Por jashtë vëmendjes nuk janë lënë edhe premtimet për investime dhe për këtë ka kërkuar projekte që ai ti çojë tek ministri Çuçi për aprovim. Ndërsa për bregdetin e Lukovës, kanë pasur një takim më përfaqësues të komunës dhe kryepleqtë. Pra, Bollano po kthehet në fenomen shqetësues me synimin e tij për krijimin e partisë se re. Krerët drejtues të diplomacisë greke në Shqipëri, në moment të caktuara kanë shpërthyer me deklarata që zbulojnë qëllimet e tyre. Ata kanë deklaruar se nuk do lejojmë askënd të kthehemi në orët e luftës së ftohtë si nga Greqia, ashtu edhe nga Shqipëria ekstremiste (pra Shqipëria cilësohet ekstremiste?!) Më tej këtë deklaratë publike mes komuniteteve shqip e greqishtfolëse të jugut shqiptar, e kanë përfunduar me fjalët se”mbi të gjitha shkolla, familja dhe feja, këto janë virtytet e grekut. Pra shqetësimi ka zbritur këmbëkryq. Bollano vijon vizitën në SHBA, ndërsa krerët e diplomacisë greke në Shqipëri vijnë turin e tyre në jug të Shqipërisë Por ajo që pritët do të ndodhë, krijimi i një force të re politike në spektrin e politikës shqiptare të drejtuar nga Vasil Bollano, pavarësisht tronditjeve që ka sjellë tek krerët e politikës partiake te minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe vet diplomacisë greke.

Agron MEMA

NOA