Anila Basha: Ja çfarë ofroj në krye të Autoritetit të Medieve Audiovizive

686
Sigal

Autoriteti i Mediave Vizive është një autoritet garantues dhe rregullues, që kujdeset për funksionimin e operatorëve radio-televizivë në Republikën e Shqipërisë.

Unë jam e bindur se: për rolin garantues të këtij autoriteti, sikurse edhe për mirëfunksionimin e operatorëve të shërbimit audioiziv, figura ime; eksperienca; profili profesional, por mbi të gjitha pasioni dhe vullneti femëror – janë cilësitë apo komponentët e domosdoshëm për pajisjen e këtij pozicioni drejtues. Kjo, jo për faktin e precedentit të mëparshëm të drejtueses femër të këtij autoriteti, i cili, në të vërtetë, do më krijojë më tepër mundim t’ju bëj që të përqafoni alternativën e emrit tim, porse për vetë arsyet apo përparësitë që do i parashtroj shkurt:

Se pari, se krahasimisht me tre konkurrentët e mi (meshkuj), 2 juristë operatorësh audioviziv dhe njëri biznesmen, unë gazetarja (femër) e karrierës së gjatë, gjendem më pranë kërkesave të detyrave që përmban ky pozicion, si: respektimi i parimeve bazë nga ana e të gjithë operatorëve audiovizivë. Përmendim me kryesoret: 1. Liria e shprehjes; 2. E të drejtës së informimit; 3. Ruajtja e sekreteve të burimit të informacionit; 4. Respektimi i standardeve letrare apo.. 5. Ato të autorit. E kush më mirë se një gazetare e përkushtuar me dy dekada në profesion është me afër njohjes apo kërkesave që përmbajnë këto parime themelore në punën e operatorëve audiovizive?

Se dyti, se përparësia ime krahasuar me tre konkurrentët e tjerë, qëndron edhe në paanësinë e baraslarguar nga çdo interes direkt apo indirekt që lidhet me operatorët audiovizivë. Të qenit i/e pavarur nga një, apo çdo operator audioviziv, për të cilin drejtuesi i ardhshëm pretendohet të ketë pozicionin e garantuesit të njejtë të të drejtave për të gjithë operatorët e tjerë, mendoj se duhet të ishte një kusht i CV-ve të dokumentuara të konkurrenteve. Megjithatë, shpresoj që ky kusht i moralit profesional të evidentohet vetëm si përparësi e imja.

Së treti, konsideroni në një këndvështrim profesional që i shërben cilësive të drejtuesit të ardhshëm të AMA-s, të gjitha referencë/rekomandimet që janë në dosjen time që tregojnë më tepër profilin e përkushtuar ndaj profesionit të kandidaturës time, por se edhe disa zëra të rëndësishëm në fushën e medias, të cilët me karakteristikat e tyre të nënshkruara, ndoshta ndihmojnë edhe vlerësimin për figurën time.

Unë, Anila Basha, jam një femër me dy dekada karriere intensive mbi supe, në fushën e medias…edhe brenda asaj audiovizive. Kalova rininë e vajzërisë duke u profesionuar nëpër redaksitë apo panelet mediatike; sot jam këtu para Jush, e pjekur profesionalisht dhe në pikun e energjive të mia intelektuale apo njerëzore, pasi te pasioni im i veçantë për profesionin, më shtyu të zgjedh një martesë shumëvjeçare me gazetarinë më tepër se me një njeri të vetëm, i cili do lexonte ngeshëm gazetat në mëngjes… Nëse kjo është përparësi, apo mangësi atë gjykojeni vlerësueshëm Ju. Në krye të administratës së lartë shtetërore, Kryeministri Edi Rama ka vendosur me të drejtë një numër të konsiderueshëm vajzash që kontribuojnë duke punuar me këmbëngulje, çdo ditë për më tepër se 1 vit, ashtu si edhe ai i lançoi “24 orë pa asnjë pengesë..”. Më jepni mundësinë të jem njëra prej tyre, në këtë pozicion të rëndësishëm drejtues; jo thjeshtë se jam vajzë, për statusin apo gjininë, por se të nderuar deputetë, pasioni dhe gëzimi i punës që më karakterizon, së bashku me profesionalizmin e kultivuar në fushën e medias, më jep të gjitha kreditet e nevojshme ta ushtroj këtë detyrë me dinjitet, më suksesshëm se kandidatët e tjerë, duke e shpënë në një nivel tjetër AMA-n – atje ku të gjithë ne e duam!

Shënim: Fjala lexuar para deputetëve në Komisionin e Mjeteve të Informimit Publik.

 

Gazetarët që kanë dhënë rekomandime:

Aleksandër Çipa

Armand Shkullaku

Besnik Mustafaj

Nikollë Lesi,

Enton Abilekaj

Blendi Fevziu

Armand Shkullaku

Fatos Baxhaku

Afrim Krasniqi

Gjergj Bojaxhiu

Edvin Kasimati(Rally Albania)