‘Nesër ikën shiu’, Sinoptikanja: Do të vijë i ftohti polar

236
Sigal

Sinoptikanët paralajmërojnë se duke filluar nga dita e nesërme do të kemi një ndërprerje të reshjeve të shiut, por që do të sjellë një ndryshim të situatës termike, pasi priten masa të ftohta polare, të cilat do të depërtojnë në territorin tonë, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja tha se, temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 5 apo minus 6 gradë në zonat malore.

“Kanë vijuar reshjet e dendura të shiut në gjithë territorin ku problematike situata është paraqitur në zonat veriore e qendrore, pikërisht prej ciklonit të fuqizuar prej 24 orësh në brigjet e Adriatikut”, tha sinoptikania.