Muçostepa: B2B rezultat fantastik, bizneset marrëveshje bashkëpunimi

213
Sigal

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është i pranishëm me stendën e tij në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”.Gjashtë dhomat e tregtisë së këtij unioni, në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe mbështetjes së BE-së janë në panair me bizneset e tyre, të cilat operojnë në fushën e agropërpunimit.

Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, tha se ky panair shërben më së miri për t’i lidhur këto biznese me zinxhirët e shpërndarjes, në këtë rast me gjashtë grupet më të fuqishme që funksionojnë në rajon, në mënyrë që të dalim nga ky panair me kontrata direkte.

“Nga opinionet që ne kemi marrë deri tani të gjitha kompanitë që marrin pjesë në panair vetëm në dy ditë kanë rreth 150 kontakte të kryera. Mendoj se B2B ka patur rezultate fantastike, sepse të gjithë kanë arritur të kenë një marrëveshje bashkëpunimi me vendet e tjera dhe mendoj se ky panair dha një rezultat shumë të mirë për atë që ne bëmë”, tha Muçostepa.