Bytyqi: Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi kohezioni midis bizneseve rajonale

238
Sigal

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi vizitoi  Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Expo Group”, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga data 1-4 dhjetor.Duke vlerësuar maksimalisht panairin, Bytyqi theksoi se “bizneset duhet ta shikojnë këtë bashkëpunimin në nivel më të lartë, të krijojnë zinxhirin e vlerave dhe të rrisin intensitetin e veprimtarive të tyre më shumë se sa kanë patur më parë”. Gjatë vizitës në këtë panair Bytyqi shoqërohej nga Luan Muhametaj, president i Klik Ekspo Group & Panairit Ndërkombëtar të Tiranës dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.“Ky panair dëshmon se ka një kohezion midis bizneseve, pasi dihen se sipërmarrjet nuk njohin kufij midis tyre”, tha Bytyqi.Në një intervistë për mediat Bytyqi u shpreh se ky panair është dëshmi e qartë e iniciativës “Open Balkan” dhe qëllimit që ajo ka.“ “Open Balkan” synon rritjen e konkurrueshmërisë rajonale dhe e bizneseve dhe kjo është dëshmi kryesore e asaj që duhet të ndodhë, të sjellim biznesin më afër për lehtësi në lëvizje, mundësi për tu rritur, pa marrë parasysh se kjo ndodh në vend apo në rajon. Të gjitha vendet e Ballkanit aspirojnë të bëhen pjesë e familjes së madhe Evropiane, a nuk do ishte më mirë që vendet skeptike të afrohen për t’i paraprirë kësaj nisme, për të mos qenë një mundësi e humbur më vonë”, tha Bytyqi. Ky panair vjen në edicionin e tij të27-të si qasje e orientuar drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal, klimës së duhur për bizneset, si edhe në kontekstin e “Open Balkan”.