Këta që shihni në foto janë dy prej viktimave të tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. Çifti i të rinjve, Almir Cara dhe Stela Steneci, kanë humbur jetën në Thumanë, teksa banesa e tyre është shkatërruar.
Vajza ishte nga Korça, por e fejuar me Almir Carën.
E reja kishte pësuar një tragjedi familjare dy vite më parë, pasi kishte humbur babanë e saj. Ajo jetonte vetëm me të ëmën dhe vëllanë, ndërsa ditën e tërmetit ka qenë tek i fejuari.