Kush është 65-vjeçari që u gjet i plagosur në Shkodër, dyshimet e para

580
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Bushatit në lagjen “Dodaj”.

Raporton se është gjetur i plagosur Palok Dodaj, i njohur edhe me emrin Lin, 65-vjeç në banesën e tij.

Një pistë dyshimi është se i plagosuri mund të ketë qenë duke pastruar armën dhe është vetplagosur. Ai është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje rreth ngjarjes. Pritet informacioni zyrtar nga policia.