Kultivonte e shiste drogë, pranga të shpallurit në kërkim në Fier (Emri)

494
Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge në qytetin e Fierit.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

-Altin Xhafa, 43 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 14.01.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 284/1 e 283/1 të Kodit Penal.
Sigal