Radarët, zbardhet letra e Demirajt dërguar Mimi Kodhelit

511
Është zbardhur letra që Dritan Demiraj i ka dërguar Mimi Kodhelit për problemin e radarëve. “Më 7 gusht morëm një info për gomonen në det. Sinjali u ndërpre në mes të operacionit. Inxhinieri i kompanisë fiku sinjalin e radarëve. Sistemi i radarëve ka shfaqur probleme. Radarët nuk iu përgjigjën kërkesa të operacionit. Krijohen kënde që shfrytëzoheshin nga trafikantët. Parametrat e sistemit janë larg atij që kërkohen.”, shkruan Demiraj -Kodhelit. Vetëm një ditë më parë Policia e kufirit ngriti alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me itinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë koordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët. Në media u publikua shkresa ku me anë të një MEMO kreu i përgjithshëm i policisë Haki Çako deklaron se QNOD është një nga hallkat e cila ka çuar në dështimin e disa operacioneve. Mirëpo pas këtij pretendimi të policisë kufitare ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga Çako, ndërsa deklaron se radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë. Pas letrës së Çakos që ngrinte shqetësimin për mos funksionimin e radarëve detarë dhe përgënjeshtrimit që i bëri Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar LSI duke sulmuar Ramën. Endrit Braimllari thotë se Haki Çako ka nxjerrë zbuluar Kryeministrin! Sipas tij, Haki Çako kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Për Braimllarin, Rama duhet ta shkarkojë Çakon pas sulmit të tij dhe akuzave ndaj Forcave të Armatosura. Policia e Kufirit ngriti alarmin, se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë, me itinerar Shqipëri-Itali, kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detar me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe, atëherë kur ka njoftuar, ka dhënë koordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.
Sigal