Kryemadhi: Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit janë detyrim i qeverisë

269
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson mes të tjerash se përballimi i pandemisë kërkon masa konkrete dhe sipas saj, jo propagandë.

“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”, shkruan kryetarja e LSI.