Mjekët specializantë letër Ramës, mësohen 3 kërkesat e tyre

524
Sigal

110 mjekë specializantë kanë firmosur një letër ku i parashtrojnë kërkesa kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mes të cilave dhe të paguahen të gjithë gjatë specializimit të tyre, pavarësisht se ku zgjedhin të punojnë. Mjekët specializantë kërkojnë të bëhen pagesat edhe të kuotave të lira njësoj si kuotat e mbuluara. Kuotat e lira përgjatë gjithë specializimit nuk paguhen, ndërsa kuotat e mbuluara i përgjigjen një kontrate ku atashohen si mjekë specialistë.

Tre kërkesat e tyre janë:

1.Të shfuqizohet ndarja në kuota të lira dhe të mbuluara për specializimet afatgjata. Të paguhen të gjitha kuotat sipas përcaktimeve të kodit të punës në fuqi. Për sa kohë secili nga specializantët mban të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë e përditshme në pavijonet klinike mungesa e pagesës është e pajustifikueshme dhe vështirëson çdo aspekt të formimi dhe jetesës.

2. Të rishikohen të drejtat dhe detyrimet kontraktuale për specializantët që aktualisht kanë kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Mjekët specializantë sekondar të rojës t’i mundësohet gjithashtu pagesa e akomodimit në çdo shërbim.