Kryen krimin monstruoz një vit më parë, shqiptarja ndryshon versionin e vrasjes së foshnjës: E pashë në internet, nëna s’ka faj

414
Sigal

Ngjarja horror e raportuar një vit më parë ku nënë e bijë me origjinë shqiptare, mbytën foshnjën e porsalindur dhe e hodhën në plehra, është risjellë në vëmendje.

Në gjyqin e radhës, vajza që kreu krimin e tmerrshëm ka deklaruar se ndjehet në faj dhe është penduar për vrasjen e fëmijës.

“Unë nuk mund të shikoj askënd në sy. Dua të kërkoj falje, por e di se asgjë nuk mund ta rikthejë foshnjën,”– pohoi vajza e re përpara prokurorëve dhe gjyqtarëve të jurisë së Gjykatës së Qarkut në Athinë, të cilët do ta gjykojnë atë dhe nënën e saj në bankën e të akuzuarve.

Sipas kathimerini.gr, 19-vjeçarja pohoi se vetëm dy muaj para lindjes ajo e kuptoi që ishte shtatzënë ndërsa po përpiqej të nxirrte nënën e saj nga përgjegjësia penale.

Por edhe kur e kuptoi që ishte shtatzënë, ajo tha se nuk shkoi tek mjeku se i vinte turp dhe nuk donte që të vinte në siklet familjen e saj.

Duke iu referuar asaj dite të shkurtit 2018, kur lindi vetëm në banjë, ajo pretendoi se kishte ndjekur këshillat që kishte parë në internet.

“Unë zbrita dhe bëra atë që kisha parë në internet. Nëna ime trokiti në derë por unë nuk e hapa atë. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte .. Koka ime po shkëputej. Gjithçka ishte e zezë … Pastaj unë preva kordonin dhe e shtrëngova fëmijën pak më shumë… e futa foshnjën, i dhashë çantën nënës dhe i thashë ta hidhte.”

Sidoqoftë, prokurori nuk dukej i bindur për rolin e nënës së 19-vjeçares, e cila gjithashtu akuzohet për vrasje.

Prokurori në Gjykatën e Qarkut të Përbashkët të Athinës ka kërkuar që akuza të shndërrohet nga vrasje me dashje në ngacmim të fëmijëve (një vepër më e vogël e dënueshme) për 19-vjeçaren shqiptare.

Prokurori, nga ana tjetër, sugjeroi në fjalën e tij që akuza e bërë ndaj nënës së saj, përkatësisht ajo e vrasjes, duhet të mbetet e njëjtë. Vajza dhe nëna u ulen së bashku në bankën e të akuzuarve pasi sipas dosjes së çështjes, në shkurt 2018 ata vranë dhe më pas u hodhën në mbeturina foshnjën.

“Natyrisht që ajo nuk lindi vetë. Së bashku ata e kryen procesin. E shoh plotësisht të rremë që ajo lindi vetë dhe e mbyti fëmijën e saj vetë.

Unë shoh një vajzë që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe madje edhe sot ajo drejtohet nga nëna e saj. Por ajo nuk po e ndihmon fëmijën e saj.

A është e mundur që ajo nuk e ka dëgjuar foshnjën duke qarë? Dhe në vend që t’i tregonte asaj çfarë po bën, ajo mori fëmijën dhe e hodhi; Nëna e dinte dhe megjithatë ajo nuk e ndaloi vajzën e saj.”– tha prokurori i çështjes për rastin e 19-vjeçares.

Më parë, nëna e akuzuar pretendoi se nuk e kishte kuptuar që vajza e saj ishte shtatzënë dhe se kur e pa në banjë duke u gjakosur, ajo mendoi se i kishte prerë venat./REL