Krujë, makina përplaset me një karrocë, tre të plagosur

399
Tre persona janë plagosur rëndë mesditën e sotme, si pasojë e një aksidenti në aksin Krujë- Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti me targë KR8644A është përplasur me një karrocë me kalë, me të cilën udhëtonin tre personat që mbeten të plagosur.

Mësohet se dy prej të lënduarve, të identifikuar si Vedi dhe Liri Demirxhiu, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa personi i tretë ka marrë plagë më të lehta. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sigal