Djali i dehur përplaset nga 22-vjeçarja në Durrës, përfundon në pranga

643
Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit ditën e djeshme ndërkohë që ka nisur procedimi penal për një 22-vjeçare.
Sipas informacioneve zyrtare, 27-vjeçari M.V., teksa drejtonte motorin tip “Dajang” është aksidentuar nga 22-vjeçarja S.H., me automjetin tip “Volksvagen” në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës. Mësohet se drejtuesi i motorit, në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur, sipas Durreslajm. Ai ka përfunduar në spital, ku po merr mjekimin e duhur nga mjekët, jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” sipas nenit 291 i Kodit Penal, ndërsa për 22-vjeçaren u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 290/1 i Kodit Penal.
Sigal