E rrëzoi në pistë, Rossi: Pilotët e kanë frikë Marquez, përbën rrezik për jetët tona

443
Sigal

Gara e djeshme në cirkuitin e Argjentinës në Moto GP u shoqërua me incidente mes pilotit italian Valentino Rossi dhe atij spanjoll Marc Marquez. 4 xhiro nga fundi spanjolli i Honda-s goditi italian e Yamaha-s, duke bërë që ky i fundit fillimisht të rrëzohej e më pas ta mbyllte garën i 19-i.

Në fund të garës, Marquez shkoi te Rossi për t’i kërkuar falje, por nuk u lejua nga stafi i italianit.

Pas garës, nuk munguan edhe akuzat e Rossit në dëm të Marquez, duke rikthyer tensionin mes tyre: “Nuk ndihem i mbrojtur nga komisarët e pistës, pasi Marquez bëri atë që deshte në pistë. Sinqerisht, e ftoj të qëndroj sa më larg nga unë, pasi përbën rrezik për të gjithë në pistë. Nuk dua sat ë më shohë në fytyrë. Është pilot i rrezikshëm, kam frikë të jem në një pistë me të. Jo vetëm unë, të gjithë, pasi këto veprime të rrezikshme i bëri me disa pilotë”, u shpreh piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi.

Më tej, Rossi tha: “Po shkatërron sportin tonë. Ky nuk është sport kontakti, ai më goditi me motor mes këmbës dhe motorit tim, duke më rrëzuar. Nuk e kuptoj se përse vjen dhe kërkon ndjesë para kamerave, pasi herës tjetër bën të njëjtën gjë në pistë. Nuk është i sinqertë. Rregullat flasin qartë, ai nuk duhej të garonte. Ai e ngre nivelin e kompeticionit në garë në një pikë që është e rrezikshme për jetën tonë. Mua më trajton më keq nga të gjithë, si në vitin 2015, prej të cilit humba titullin”.