Korçë, tenton të vjedhë kabinën elektrike, e zë korenti 22-vjeçarin

545
Tenton të vjedhë kabinën elektrike në lagjen Nr.8 në Korçë, digjet 22-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku nga puna e bërë rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi D.P, vjeç 22, banues në Korçë.
Gjatë tentativës së vjedhjes, kablli elektrik është këputur dhe i riu është djegur. Ai është dërguar në spital dhe këta të fundit kanë njoftuar policinë. Nga hetimet rezultoi se i dëmtuari ishte edhe autori vjedhjes së mbetur në tentativë të kabinës elektrike. Ndaj tij kanë nisur hetimet për vjedhje.
Sigal