Korçari u plagos rëndë në punë, nis procedimi për mjekun dhe administratoren e firmës

87
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj një mjeku dhe administratores së një firme mermeri në Korçë pas plagosjes së rëndë të një punonjësi.
Sipas të dhënave zyrtare ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• K.M, 57 vjeç, banues në Korçë (me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë)
• Xh.G, 41 vjeçe, banuese në Korçë (administratore në një firmë mermeri).
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, më datë 23.03.2018, në ambientet e kësaj firme, është aksidentuar duke prerë mermerin, shtetasi Ll.L, 40 vjeç, banues në Korçë.
Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore shtetasit Ll.L., në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë. Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Aktualisht shtetasi Ll.L., ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 300 dhe 289 të Kodit Penal.