Rrezikonte të mbytej, Forca Detare shpëton peshkarexhën me 4 njerëz në bord

552
Forca Detare ka shpëtuar sot një peshkarexhe me 4 persona në bord në afërsi të Llamanit që rrezikonte të mbytej për shkak të dallgëve të forta.
Peshkarexha “Andi 2” me tonaxh 100 ton kishte kërkuar ndihmë në QNOD, pasi kishin humbur kontrollin mbi mjetin dhe nuk arrinin të ankoroheshin dhe kishin probleme në motor.
Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes.
Peshkarexha me probleme në motor u ankorua në bazën e Porto Palermos.
Sigal