IGJEUM: Reshje e shtërngata sot e nesër. Ja harta e zonave të rrezikuara nga përmbytjet

1266
Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit bën parashikimin e situatës së reshjeve dhe nuk e përjashton rrezikun e përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve në vend.
E martë
Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (shih tabelën).
Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
E martë/ Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.
ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt.13) dhe neser (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.
Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme (e mërkurë, dt.14).
Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.


Sigal