Plumb kokës, vdes 30-vjeçari në Dibër

364
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Dibër. Një 30-vjeçar ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë.

Një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, pasi ka marrë një plumb në kokë. Viktima është nga fshati Vlashe e njësisë administrative Shupenzë.

Nuk dihet nëse e kanë vrarë apo ka kryer vevëvrasje. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin.