Kishte mbjellë kanabis, arrestohet kryeplaku i Penkovës dhe i biri

489
Sigal

Kryeplaku i fshatit Penkovë në Bashkinë e Selencisës ka përfunduar në prangat e policisë lokale, pasi akuzohet për kultivim të bimëve të kanabisit.

Arrestimi i tyre erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku përreth banesës kishte mbjellë lëndën narkotike.

Policia e Vlorës sqaron se ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., 57 vjeç, me detyrë – Kryeplak i Fshatit Penkovë si dhe V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.