Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Policia e Vlorës ka shoqëruar dy adoleshentë, të akuzuar për vjedhjen e një zonje me 1 shtator të këtij viti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” qytetin e Fierit ku shtetasit K.B 13 vjeç dhe R.L 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.
Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:
– 659.000 lekë të reja,
– 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.
Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.