Kishin si destinacion Gjermaninë, kapen 12 klandestinë në Gjirokastër

467
Policia kufitare e Gjirokastër ka kapur 12 të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri, me destinacion Gjermaninë.
Klandestinët janë kapur në rrugën Kakavijë – Gjirokastë, në segmentin rrugor “Llongo -Vrisera” , në hyrje të fshatit “Vrisera”. Ata ishin duke ecur në këmbë, në momentin kur policia i ka gjetur e më pas shoqëruar në komisariatin e policisë.
Klandestinën ishin me shtetësi Marokene, të cilët kishin hyrë nga kufiri jeshil me Greqinë mbi Pikën Kufitare Kakavie për të shkuar në Malin e Zi. Pas verifikimit këta shtetas u dërguan për në Qëndrën e Mbyllur Kareç Tiranë.
Sigal