Kërcënohet me armë djali i biznesmenit, i ka të dashurës 15 mijë euro borxh

661
Sigal

Djali i biznesmenit Iljas Fisheku denoncon se është kanosur me armë nga dy bashkëmoshatarë për shkak të një borxhi.
Sipas policisë dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë Dejvi Rustemaj, Anxhelino Çevanaku nga Tirana
Ngjarja është shënuar të dielën e 20 shtatorit 2015.
“Në rrugën “Mine Peza” në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të një borxhi të pretenduar kanë kanosur me armë shtetasin Andi Fisheku 23 vjec banues në Tiranë” informon policia e Tiranës
Mësohet se i riu ka bërë denoncimin në polici janë zbuluar dhe disa detaje nga ngjarja:
“Gjatë kohës që Andi ka qenë i lidhur me një vajzë, kjo e fundit i kishte dhënë një borxh prej 15 mijë euro Andit. Pasi janë ndarë vajza është lidhur me Dejvin Rustemaj.
Të dielën pasdite Dejvis së bashku me Anxhelino Çevanakun kanë shkuar tek Andi Fisheku për ti kërkuar të kthejë borxhin 16dhe mësohet se e kanë kanosur me armë.”