Të dehur në timon, arrestohen 10 shoferë dhe pezullohen 44 patenta (VIDEO)

182
Sigal

Policia Rrugore vijon që të kapë me shkelje dhjetra shoferë. Në 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l).

Po përgjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

”Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike”,-informon Policia e Shtetit.